“E kam ëndërruar gjithë jetës”, Flet babai i golashënuesit Qazim Laçi

19 Qershor 2024 | 18:36

Emin Laçi, babai i golashënuesit të parë në ndeshjen me Kroacinë, Qazim Laçi ishte tha në një intervistë për moderatoren Alba Xhani në Euronews Albania, se ndihej mjaft krenar për djalin e tij.

Ai tha se çfarë ndodhi këtë të mërkurë, ishte një ëndërr të cilën e kishte dashur gjithë jetën, ndërsa shtoi se i biri së bashku me lojtarët e tjerë të ekipit janë heronjtë e Shqipërisë.

“Ishte një ëndërr që e ëndërroja gjithë jetën. Kur preku topin e parë, i thash bashkëshortes time që do të bëjë gol sot, por nuk më doli parashikimi se unë thash që do të fitojnë 2-1. U lumturuam shumë dhe unë dhe gruaja”, tha babai i lojtarit.

Ai tha se nuk ka rëndësi se sa kohë janë në fushë lojtarët, ata duhet të japin maksimumin.

“Unë i kam thënë djalit të jesh i gatshëm gjithmonë, kur do luaj e di trajneri edhe dy minuta të futet, djali është i detyruar të japë shpirtin sepse ata janë 26 heronjtë tanë”, tha babai i Laçit” tha Laçi.

Ndonëse Shqipëria e mbylli me sukses pjesën e parë me një gol të realizuar në minutën e 11 nga Qazim Laçi, ndeshja u mbyll me barazim pasi në minutat shtesë, Klaus Gjasula arriti të dhuronte golin e cila e mbylli ndeshjen me rezultatin 2-2.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026