“E kanë datë të shënuar”- Balla: Mocioni me debat me Ramën do mbahet më 2 mars
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në mbyllje të seancës plenare këtë të enjte se mocioni me debat me kryeministrin Rama në lidhje me kërkesën e opozitës për çështjen McGonigal do të mbahet në datën 2 mars.
Balla tha në fjalën e tij se seanca do të jetë 24 orë, ku çdo deputet do të flasë 10 minuta.
Mbajtjen e mocionit pas dy javësh Balla e lidhi me axhendën e ngjeshur të kryeministrit Rama jashtë vendit.
“Së pari kërkesa për zhvillimin e mocionit me debat ka kërkuar vënien në dispozicion të një dite të plotë ku të hiqen të gjitha çështjet që mund të ketë seanca dhe të jetë e dedikuar, e cila po ta llogarisim nëse flet secili nga 10 minuta i bie rreth 24 orë. Në këtë këndvështrim, ne nuk jemi një fast food, por institucion ku duhet të përgatitet çdo deputet për atë që do flasë.
Opozita 2 marsin e ka ditë të shënuar mendoj se do ishte data më e mirë. Neni 89 në rast se nuk gjendet dakordësia votohet propozimi i kryetarit të Kuvendit.
Në këtë aspekt tashmë nuk ka më asnjë alibi për normalitetin. Koha në dispozicion për tu përgatitur është e mjaftueshme. presim deputetët të jenë prezent edhe pse nuk ka dyshim që nuk është mocioni me debat arsyeja për këtë situatë, por katrani me bojë në krye të PD që nuk lë hapësirë”, tha Balla.
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak