E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë “zbarkon” në Kuvend, takim me Spiropalin

4 Shtator 2025 | 11:27

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, sipas burimeve zyrtare. Pamjet e siguruar nga Euronews Albania, tregojnë momentin kur diplomatja shfaqet duke u larguar nga Kryesia e Kuvendit.

Ende nuk dihen arsyet e takimit, por ai duket se lidhet me nisjen e legjislaturës së re parlamentare. Javën e kaluar, VanHorn pati edhe një takim në Kryeministri me shefen e kabinetit Vali Bizhga.

Takimi me kryeparlamentaren vjen në një moment kyç politik dhe institucional. Kryeministri Rama pritet që më 11 shtator, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, të publikojë emrat e kabinetit të ri qeveritar, duke i dhënë fund dilemave mbi përbërjen e skuadrës së mandatit të katërt.

Nga ana tjetër, kalendari parlamentar është ende në pritje. Presidenti Bajram Begaj duhet të dekretojë datën e seancës së parë të parlamentit të ri, i cili sipas Kushtetutës duhet të mblidhet brenda 10 ditëve nga dita e parë e mundshme. Kjo nënkupton se 10 shtatori është data më e hershme për konstituimin e parlamentit, ndërsa afati i fundit është 20 shtatori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026