“E pamë edhe dje në seancë”- Baçi: Grupi “Basha” flirton me qeverinë, bën diversion
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, tha se grupi i Lulzim Bashës në Parlament bën diversion dhe flirton me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Komentet Baçi i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se kjo gjë u duk edhe gjatë ditës së djeshme në Parlament, ku deputetët e grupit të Bashës rrinin ulur në karrige dhe nuk bënin asnjë reagim ndaj situatës në Kuvend, njësoj si deputetët e Ramës.
Ai tha gjithashtu se opozita në Parlament ka vështirësi dhe problematika të shumta, të cilat nuk mund të mohoen.
“Mbledhjet e Grupit Parlamentar janë në rutinën e tyre të përhershme, madje do të thoja se 2-3 herë në javë, pasi Grupi i PD pas unifikimit që ka bërë prej muajsh e ka të domosdoshme për t’u mbledhur e diksutuar të gjitha problematikat që ne kemi.
Problematikat e vështirësitë janë të shumta. Nuk mund t’i mohojmë të gjitha këto nisur nga qëndrimi që mban mazhoranca karshi Grupit Parlamentar të PD, një qëndrim destruktiv, duke bërë lojëra me Grupin e PD dhe duke u pozicionuar dhe ftuar të vetëquajturin Grup Parlamentar që është ai i Bashës, që vazhdon të bëjë diversion dhe të flirtojë me mazhorancën.
Këtë e pamë edhe dje në Parlament në seancën e parë, ku Basha me deputetët e vetë rrinin ulur në Parlament dhe nuk reagonin”, tha Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë