E paparashikueshmja garë e Australisë
Gara e Australisë në botërorin e F1 mund të jetë gjithçka por asnjëherë e parashikueshme. Diçka që duket qartë nëse kthehemi pas në kohë në 5 vitet e shkuara. Në vitin 2018 ajo u fitua nga Vettel përpara Hamilton dhe shokut të skuadrës Kimi Raikkonen.
Një vit më pas ishte radha e Mercedes për të bërë mirë në Albert Park. Valteri Bottas në vendin e 1’rë dhe pas tij Hamilton u ndoqën nga Verstappen në podium. Dy vitet e pandemisë ndërprenë edhe F1.
Gara e Melbourne u kthye në vitin 2022 duke justifikuar pritshmëritë. Këtë herë 3 skuderi të ndryshme u ngjitën në podium. I pari Leclerc me Ferrarin. Pas tij meksikani Perez në bordin e Red Bull dhe i 3’ti britaniku Russell dhe Mercedes.
Vitin e shkuar e njëjta histori, sezon i ri fitues i ri. Tre kampionë bote në podium. Max Verstappen u ngjit në majë si kampion në fuqi. Pas tij 7 herë kampioni Leëis Hamilton i ndjekur nga spanjolli Alonso në bordin e Aston Martin me motor Mercedes.
Një garë e mbyllur nga 12 pilotë që nuk zhgënjeu as këtë vit. Largimi i hershëm i Verstappen u shfrytëzua nga Sainz i ndjekur nga Leclerc që kthehet pas 2 vitesh në pod. Në fund Lando Norris në bordin e McLaren.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët