“E papranueshme të vazhdohet kështu”, Hita takim me drejtuesit e Shkodrës dhe Lezhës: Luftoni drogën
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe shefat e komisariateve dhe sektorëve në varësi të këtyre drejtorive.
Gjatë këtyre takimeve, Drejtori i Përgjithshëm prezantoi objektivat kryesore të punës, duke kërkuar masa të menjëhershme për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e financuesve, organizatorëve dhe trafikantëve të lëndëve narkotike.
“Ai theksoi se është e papranueshme që Shkodra dhe Lezha të vijojnë çdo vit me të njëjtën situatë, duke gjetur dhe shkatërruar bimët e kultivuara, dhe kërkoi studim të plotë të situatës, analizë të çdo informacioni dhe të rasteve të mëparshme, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Në fokus të detyrave të lëna ishin gjithashtu goditja e armëmbajtjes pa leje, rritja e kontrolleve dhe sigurimi i informacionit për kapjen e personave të armatosur në ambiente publike apo me automjete, kapja e personave në kërkim, parandalimi dhe zbardhja e ngjarjeve kriminale, ndërtimet pa leje, lojërat e fatit dhe call center-at, si dhe reagimi i menjëhershëm dhe profesional ndaj çdo shqetësimi të qytetarëve, me shërbim etik dhe profesional.
U theksua gjithashtu siguria në shkolla, siguria rrugore dhe siguria e pronës.
Drejtori paralajmëroi se nuk do të tolerohet asnjë shkelje e ligjit, duke theksuar se, ashtu siç u veprua me Komisariatin e Policisë Peqin, do të veprohet me këdo që abuzon me detyrën apo bëhet palë me paligjshmërinë”, thuhet në një njoftim për mediat.
Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër
Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat
- 09:59 Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!
- 09:54 Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit
- 09:53 Rekord historik për filmin “Michael”, kalon 1 miliard dollarë në arkë
- 09:42 Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër
- 09:38 Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
- 09:31 Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona