E pazakontë| Burri e përcjell me këngë e valle gruan në varrim

9 Mars 2023 | 09:00

Pak ditë më parë një mësuese në Francë, Agnes Lassalle, 54 vjeçe, u godit me thikë për vdekje para një klase me nxënës.

Ishte pikërisht një prej nxënësve të saj, i cili thuhet se pretendonte se ishte ‘i pushtuar nga djalli’, ai që e qëlloi.

Nxënësi tha se kishte dëgjuar zëra të brendshëm, duke e nxitur atë të bënte gjëra të këqija.

“Në bisedat me një psikiatër, djali tha se kishte pasur një përleshje me një shok klase një ditë më parë dhe donte ta ‘dënonte në një farë mënyre’ duke kryer vrasjen para tij”, shkruajnë mediat franceze.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ajo që ka ndodhur në funeralin e të ndjerës ka qënë po ashtu një tronditje për të pranishmit. Bashkëshorti i saj ka kërcyer në ditën e përcjelljes së trupit. Ai ka zgjedhur ta “përshëndesë” në këtë mënyrë largimin e të shoqes, sepse ky ishte një aktivitet që çifti pëlqente ta bënin së bashku.

Në videon e publikuar në Twitter, shihen çifte të tjera duke përshëndetur arkivolin duke kërcyer nën melodinë e këngës “Love”. Një video e pazakontë e cila u bë virale brenda pak orësh.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026