Alpinistja u ngacmua në rrugë, Avdiu: S’do merrej seriozisht pa publikuar videon

3 Tetor 2022 | 08:03

Aktivistja Zana Avdiu ka komentuar ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Pejë, ku alpinistja Mrika Nikqi u ngacmua seksualisht në mes të rrugës.

Në emisionin “Goodmorning Albanians”, Avdiu tha se denoncimi nuk do të merrej parasysh nëse vetë viktima e dhunës nuk do të kishte publikuar videon e ngacmimit ndaj saj.

“Do të pyesja veten, nëse nuk do të shpërndahej videoja, se sa do të merrej parasysh denoncimi i saj. Kjo tregoi për institucionet që nuk funksionojnë. Në Pejë ka pasur një rast përdhunimi që është dënuar me vetëm 8 muaj. Mrika gjeti guximin të publikonte vetë videon e ngacmimit; kjo nuk është çudi, sepse besimi në institucione është zero, ndaj duhet t’u drejtohemi mediave”, tha aktivistja.

Sipas saj, sulmi në atë orë, në mes të rrugës, tregon për një shoqëri që e ka legjitimuar dhunën ndaj grave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026