E reja u vetëhodh nga kati i dytë pas dhunës, arrestohet bashkëjetuesi 24-vjeçar

31 Gusht 2024 | 12:13

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar me akuzën se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij e cila si pasojë e dhunës tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga kati i dytë i banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, një shtetase ishte vetëhedhur nga kati i dytë i banesës, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” mbetur në tentativë.

24-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026