E rëndë në Greqi, humb jetën në vendin e punës 46-vjeçari shqiptar! Në pranga menaxheri i kantierit të ndërtimit

18 Maj 2026 | 16:25

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ku ka humbur jetën një 46-vjeçar shqiptar. Mësohet se shqiptari ka humbur jetën teksa po punonte në një projekt ndërtimi të rrjetit të ujërave të zeza në Shpatin e Janinës.

Sipas mediave greke, punëtori 46-vjeçar është me origjinë shqiptare dhe baba i dy fëmijëve. Ai ishte duke gërmuar kur dheu u shemb dhe e zuri poshtë.

Ekipet e shpëtimit dhe një ambulancë e EKAB-së shkuan me nxitim në vendngjarje por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar ata nuk ia dolën dot.

Personi përgjegjës i kantierit të ndërtimit është arrestuar në lidhje me rastin , ndërsa një hetim paraprak për të zbuluar rrethanat e sakta të aksidentit është duke u zhvilluar.


Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues

Në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj Erion Veliaj. Edhe...
08:31 | 07/07/2026

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026