E rëndë në Himarë| 2 të mitur lëndohen pasi hidhen nga shkëmbi, njëri drejt Tiranës

15 Gusht 2023 | 17:16

Dy pushues në Himarë u shpëtuan nga policia pasi ishin lënduar ndërsa ishin hedhur nga një shkëmb në det.

Policia ka njoftuar se janë lënduar dy të miturit D.K. dhe K.Xh., të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Gjithashtu policia ka njoftuar se është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, personi me inicialet R. P.

Ngjarja ka ndodhur në Llaman, ku dy të miturit janë afruar me disa shkëmbij dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbij për t’u hedhur në det.

I pari është hedhur 16-vjeçari i cili ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, pasi ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, 17-vjeçar, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.

Njoftimi i policisë

Policia e Himarës iu jep ndihmën e parë 2 pushuesve të cilët aksidentalisht ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.

Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.

Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.

Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026