E rëndë në Kamëz! 2 persona përplasen nga makina, humb jetën 46-vjeçarja
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të diel në Kamëz. Një 46-vjeçare dhe një 20-vjerçare janë përplasur nga një makinë nën drejtimin e personit me inicialet B.K.
Ato janë shoqëruar menjëherë për në spital por për fat të keq 46-vjeçarja nuk ka arritur të mbijetojë, ndërsa 20-vjeçarja ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Sipas njoftimit të policisë shoferi me inicialet B.K., ka humbur kontrollin e automjetit duke u përplasur fillimisht me automjetin me drejtues E.K., e më pas me dy gratë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.06.2024, në rrugën “Nënë Tereza”, shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore).
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta