“E rrëmbyen si terroristë”, Blushi: U kalua çdo vijë e kuqe! Luftë kundër opozitës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e ka cilësuar si një akt terrorist arrestimin e ish-Presidentit të Shqipërisë.
Ai tha se Meta u “rrëmbye” nga terroristët nën uniformë, ndërsa aktin e sotëm ai e cilësoi si “shpallje lufte ndaj opozitës” dhe tejkalim të çdo vije të kuqe.
“Jemi këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të pashembullt terrorist të konsumuar nga Bin Landen, në krye të SPAK, i njohur ndryshe si altin dum Dumani që sot në bashkëpunim me kriminelët nën uniform të narko-policisë kryen një nga krimet më të pashembullta në Republikën e Shqipërisë, duke rrëmbyer njësoj si terroristët e Bin Landen, ish-kyreministrin, ish-Kryetarin e Kuvendit dhe ish-Presidentin Ilir Meta.
I cili edhe pse me imunitet dhe gjoja nën mbrojtje nga Garda e Republikës, fatkeqësisht i tradhtuar edhe prej tyre, u rrëmbye sot sikundër e kemi parë nga dhjetëra kriminelë nën uniformë, të cilët i paralajmëroj që nga ky koment e kanë personale me gjithë shqiptarët e ndershëm, sepse sot kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm banditët mund të bëjnë. Më e rëndë është dhuna fizike që këta kanë ushtruar sot ndaj ish-Presidentit të Republikës, duke kënaqur egon e kryebanditit dhe kryemafiozit Edi Kristaq Rama”,-tha Tedi Blushi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestimi i Ilir Metës, detyrim paraqitjeje për Kryemadhin dhe ish-zyrtarin e LSI
- Padia e Ilir Metës për divorc me Monika Kryemadhin, caktohet gjyqtarja (Emri)
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së