E trishtë/ Futbollisti i njohur nën rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë

6 Shkurt 2023 | 14:20

Ish-futbollisti i Premierligës, Christian Atsu, është në mesin e personave të bllokuar nën rrënoja si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditit Turqinë.

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar për shpëtimin e futbollistit.

Atsu, i cili më parë ka luajtur për Chelsea-n dhe Newcastle United, iu bashkua klubit të Superligës Hataysport verën e kaluar.

Disa anëtarë të tjerë të ekipit të tij mundën të shpëtoheshin, ndërkohë që kërkimet për ganezin po vijojnë ende.

Drejtori sportiv i klubit, Taner Savut, është gjithashtu i bllokuar ndërsa përpjekjet për shpëtimin e tyre vazhdojnë.

Atsu iu bashkua Chelseat në vitin 2013 nga Porto përpara se të dërgohej në një sërë periudhash huazimi. Ai kaloi kohë tek Everton dhe Bournemouth përpara se të kalonte te Newcastle United në vitin 2017.

Ai u largua Anglia pasi kishte luajtur mbi 100 ndeshje deri në vitin 2021 për t’u bashkuar me skuadrën saudite Al-Raed.

Gjatë verës së kaluar ai u largua nga Lindja e Mesme dhe zhvendos në Turqi.

Ai shënoi golin e tij të parë për klubin këtë fundjavë, vetëm disa orë para se të godiste tërmeti.

Kujtojmë se më shumë se 1,300 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrimtar, me 6,000 të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve . Një pasgoditje masive me magnitudë 7.5 goditi jugun e Turqisë disa orë pas tërmetit fillestar.

Çako zbulon ndihmën për Turqinë: Do nisim 38 specialistë kërkim-shpëtimi e mjekë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026