“E vërteta e madhe që nxori sot Jorgo Goro”- Juristi zbërthen letrën nga qelia

27 Mars 2024 | 22:38

Juristi Redi Ramaj është shprehur se letra e dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti i kryebashkiakut të Himarës, zbuloi një të vërtetë shumë të madhe në Shqipëri.

Komentet Ramaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se organizata të caktuara, veçanërisht Omonia, ka marrë vota edhe të paqena të komunitetit grek në Shqipëri përmes favoreve dhe skenarëve të ndryshëm dhe sipas tij, e pohuar kjo nga një shtetas grek si Jorgo Goro, do të thotë shumë.

Ai tha se në letrën e Goros shkruhej shumë pastër se Greqia përmes një kandidati (Fredi Belerit) ka blerë vota në Shqipëri.

“Omonia e cila ka ndërhyrë në Greqi. Më lart flet për ndërhyrje të shtetit grek me pensione me pasaporta, për të blerë zgjedhjet. Goro nga pushtetar lokal tani ka kaluar në pushtetar qëndror sepse erdhi në SPAK.

Goro e thotë shumë pastër se Greqia ka blerë vota përmes një kandidati dhe ka fituar zgjedhjet me manipulim dhe më pas Omonia si organizatë anadollake ka ndëryrë me një shtet të BE siç është Greqia, për ti mbushur mendjen BE-së së në Himarë ka probleme.

Gjergji Goro nxjerr një të vërtetë shumë të madhe që ne e kemi diskutuar, që në Shqipëri organizata Omonia ka përdorur shumë mekanizma për të marrë vota minoritarësh, por edhe vota të paqena. Dhe përdor presion ndërkombëtar përmes Greqisë, për të ushtruar presion ndërkombëtar mbi Shqipërinë. Dhe kjo thuhet nga një person që i përket komunitetit grek”, tha Ramaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026