Edhe 2 muaj arrest shtëpiak për ish-policin serb

5 Janar 2023 | 19:02

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të pandehurit Dejan Pantiç t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj.

Vendimi kësaj gjykate erdhi pas kërkesës që Prokuroria Speciale të Kosovës ka bërë më 4 janar, që të vazhdohet masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Pantiç, i cili dyshohet për veprën penale “kryerje e veprës terroriste”.

Masa e arrestit shtëpiak ndaj Pantiçit, siç njoftoi Gjykata Themelore në Prishtinë, vazhdohet deri më 9 mars 2023, shkruan REL.

Policia e Kosovës arrestoi ish-policin Dejan Pantiç, më 10 dhjetor, në pikën kufitare të Jarinjës, nën dyshimin se ai ka sulmuar zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës në Zubin Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, më 6 dhjetor.

Autoritetet thanë se ai dyshohet për veprime terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026