“Edhe oksigjeni sot nuk është i shëndetshëm”-nutricionistja flet për ndotjen
Alarmi i radhës vjen pikërisht nga OBSH. Një nga ëmbëlsuesit artificialë më të zakonshëm të përdorur kryesisht te pijet me gaz do të shpallet si substancë kancerogjene (e mundshme) në ditët në vazhdim.
Substanca e quajtur aspartame, e përdorur në produktet nga pijet e gazuara kryesisht dietike deri te çamçakëzët, do të renditet në korrik si “ndoshta kancerogjene për shëndetin e njerëzve” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), krahu i djathtë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)
Hyrida Basha, teksa ka komentuar studimin e OBSH tha se duhet të kemi parasysh se ku është bërë studimi dhe në cilën fazë.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, ajo theksoi se edhe oksigjeni që marrim frymë nuk është gjithmonë i shëndetshëm.
“Studimi kërkon kohë në mënyrë që të shikojë efektet në popullatë. Duhet të kemi parasysh se ku bëhet studimi, në cilën fazë, në cilën popullatë. Po ta nisim nga produktet që janë kancerogjene dhe oksigjeni që ne marrim frymë nuk është gjithmonë i shëndetshëm”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit