Edi Paloka zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së
Deputeti demorkat Edi Paloka është zgjedhur kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Paloka mori 132 vota, kundrejt 79 të kandidates tjetër Elena Qirici, ish-deputete e PD-së në qarkun e Korçës.
Votimi u zhvillua këtë të premte në ambientet e Partisë Demokratike, teksa në këtë proces morën pjesë 211 anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Paloka ka qenë edhe më parë kryetar i këtij organi. Ai u zgjodh në krye të Këshillit pas Kuvendit të mbajtur më 17 korrik të vitit 2021.
Paloka u distancua më 11 dhjetor 2021, ku mori pjesë në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ndër të tjera, në mbledhjen e zhvilluar pak para votimit, anëtarët e Këshillit Kombëtar miratuan në unanimitet rezolutën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Në rezulotë thuhet se Komisioni i Rithemelimit do të mandatohet për caktimin e përfaqësuesve për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera politike.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar