Edith Harxhi: Basha është i vonuar në dorëheqje, ka humbur tri palë zgjedhje
Ish-themelues të Partisë Demokratike, anëtarë të saj, kontribuues ndër vite, kërkojnë që Lulzim Basha të dorëhiqet, pasi e cilësojnë përgjegjës për humbjen në zgjedhje. Ata kërkojnë mbledhjen urgjente të forumeve drejtuese për të bërë një analizë të humbjes në zgjedhje.
Dorëheqje të menjëhershme dhe te parevokueshme e kanë kërkuar 10 anëtarë të Partisë Demokratike mes tyre dhe Edith Harxhi, drejtore ekzekutive e ‘Albanian Policy Center’, e cila bën një listë të gjatë përgjegjësisë për z. Basha por pika kryesore është sipas saj se dështoi që të krijonte frymëzim.
Znj. Harxhi u shpreh se z. Basha është përgjegjës për humbjen në dy zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet lokale në 2015 si dhe për djegien e mandateve si dhe për mos pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2017 që e lanë PD pa asnjë përfaqësues në bashkitë e vendit.
“Basha është përgjegjës për humbjen e PD jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe për humbjen në dy palë zgjedhje të kaluara. Është përgjegjës për daljen nga Parlamentin dhe për mos pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale”, shprehet ajo në një intervistë për Euroneës Albania.
Kjo sipas znj. Haxhi është e vetmja mënyrë për të fituar ndaj kryeministrit Rama thotë se është largimi nga drejtimi i PD dhe hapja e partisë. Edith Harxhi shprehet se duhet analizë pasi PD kaluar disa humbje dhe nuk është bërë asnjë analizë.
Ish-zv.ministrja e Jashtme nënvizon faktin se në procesin e fundit zgjedhor ka pasur blerje dhe intimidim të votuesve. Por ajo shton se z. Basha i ka pranuar të gjithë këto kushte duke dhënë dakordësinë gjatë marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik.
“Dorëheqja është një akt moral dhe z. Basha nuk po arrin të ngrihet në nivel lideri. Unë e këshilloj miqësisht dhe si anëtare e PD që ta bëjë këtë sa më parë në mënyrë që t’i hapi rrugën një gare të drejtë. Kur them përgjegjës është Lulzim Basha, them se partitë në Shqipëri janë si pronë e kryetarëve. Përgjegjësi duhet të mbajë edhe Kryesia e partisë. Këshilli Kombëtar duhet të mblidhet urgjent dhe këtu lind nevoja që Bujar Nishani të kërkojë mbledhje sa më parë dhe të ngrihet një komision që të bëjë organizmin e zgjedhjeve në parti”, theksoi znj. Harxhi.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave