Eduart Merkaj largohet nga drejtimi i AMP-së, kush do ta zëvendësojë
Eduart Merkaj është larguar nga posti i drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Në vend të tij është emëruar ish-drejtori i Burgjeve, Klevis Qose.
Ky ndryshim vjen në kuadër të një sërë lëvizjesh dhe emërimesh të reja në radhët e Policisë së Shtetit dhe strukturave drejtuese në disa qarqe të vendit.
Sipas vendimeve të bëra publike, janë ndryshuar dhe komanduar drejtues në disa drejtori dhe komisariate:
Erion Ahmeti është komanduar Drejtor i Policisë Fier, ndërsa Andi Banushi është emëruar Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan. Krenar Guçe është caktuar Shef Rendi në Përmet, ndërsa Alfred Cenaj Shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Në Fier, Gerald Toska është emëruar Shef Komisariati, ndërsa në Vlorë dhe Berat janë bërë ndryshime në postet e Zëvendësdrejtorëve për Hetimin e Krimit, përkatësisht Dritan Muça dhe Dritan Malaj.
Në Shkodër është emëruar Petrit Halo Zëvendësdrejtor, ndërsa në Lezhë Arben Nasufi Zëvendësdrejtor për Rendin. Ndërkohë, Islor Islami është caktuar Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar në DPPSH.
Ndryshime janë bërë edhe në komisariate dhe struktura të tjera, ku Erdit Rreçeku është emëruar Shef Komisariati në Peqin, Lusjan Zeqaj në Policinë Rrugore të Tiranës, ndërsa Ermal Zaimi dhe Jetnor Shira janë caktuar në drejtimin e strukturave të Policisë Rrugore të Tiranës.

Klevis Qose
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda