Edvin Ndreu komandohet drejtor i Policisë së Vlorës

1 Qershor 2026 | 11:48

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës. Lajmi bëhet i ditur nga burime për Euronews Albania.

Sipas të njëjtave burime, Ndreu mbante deri më tani detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë.

Komandimi i tij në krye të Policisë së Vlorës vjen pas ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të policisë në qark dhe largimit të Elidon Çelës.

Edvin Ndreu do të drejtojë përkohësisht Policinë e Vlorës deri në një vendimmarrje të mëtejshme nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026