“Efektet e SPAK, të pritshme”, analisti Sulo: Padrejtësinë e kemi pasur nga pushteti

23 Tetor 2024 | 22:04
Në emisionin “Barometri” të Euronews Albania, analisti Arion Sulo diskutoi ndikimin e Strukturës së Posaçme në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.
Ai theksoi se SPAK  po luan një rol të rëndësishëm në formësimin e skenës politike dhe fatin e zgjedhjeve.

“SPAK po përcakton skenën politike në Shqipëri. Nuk jam naiv të mendoj që një strukturë e krijuar për të hetuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë nuk do të kishte efekte,” tha Sulo. Ai theksoi se besimi i dhënë kësaj strukture është i rëndësishëm, por ngre pyetje mbi objektivat e saj.

Sulo u shpreh se amerikanët mund të synojnë krijimin e një elite të re politike, duke theksuar se opozita nuk ka të njëjtat mundësi dhe barazi si mazhoranca.

“Çështja është që të gjithë i dhanë besim kësaj strukture. Duke ditur që SPAK do krijonte këto efekte, kjo shkon që ngamoskujdesi deri tek qëllimshmëria. Mund të them që e shtynë amerikanët drejt opozitës, qëllimi ityre mund të jetë që të krijojnë një elitë të re të gjithë klasës politike dhe nuk kanë frena tek pjesa e opozitës, kurse te mazhoranca nuk kanë barazi. Opozita është i dobëti në demokraci. Këto efekte duhet të ishin të tilla që ligji të ishte i barabartë për të gjithë dhe aq më shumë kur drejtësia vendoset për të puhstetshmit. Padrejtësinë e kemi pasur nga pushteti”, tha analisti Sulo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026