“Egnatia, skuadra që na motivon”, Abilaliaj: Të hënën përballemi me Vllazninë
Partizani dhe Vllaznia përballen me njëra-tjetrën në Arenën e Demave pasditen e së hënës, me dy skuadrat që kanë mbyllur përgatitjet.
Të kuqtë po kalojnë një formë pozitive, me 5 fitore radhazi në kampionat, teksa në anën tjetër, shkodranët do të provojnë të bëjnë mirë, ndërsa trajneri Osmani e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.
“Atmosfera ka kthyer, ne jemi të gatshëm ,edhe pse bëhet fjalë për kampionin aktual. 5 fitore radhazi, por ne kemi llogaritë tona, kemi kualitet për ndeshje të mirë e rezultat pozitiv”,-tha Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.
Tek të kuqtë, në konferencë ka dalë sërish drejtori sportive Arbër Abilaliaj, i cili kërkon kujdes nga të tijtë në përballjen me Vllazninë.
“Është një skuadër si çdo skuadër e Superiores, e rrezikshme, e etur për pikë dhe normalisht duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket mënyrës sesi do të zhvillohet ndeshja nesër dhe duhet të jemi të përgatitur për këtë takim”, tha Arbër Abilaliaj, drejtor sportiv i Partizanit.
Një koment edhe për Egnatian, erdhi nga drejtori i kampionëve në fuqi.
“Janë motivim pasi janë kundërshtarët tanë direkt dhe na jep një shtysë akoma më të madhe për të bërë mirë dhe qëndruar në të njëjtin ritëm. Nëse arrijmë të nxjerrim më të mirën e njëri-tjetrit është një gjë që u bën mirë të dyja skuadrave”,-tha Arbër Abilaliaj, drejtor sportiv i Partizanit.
Partizani renditet i dyti në kampionat, pas Egnatias, teksa Vllaznia qëndron në vendin e 7-të me 13 pikë të grumbulluara.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës