Ekipi i NATO-s në Tiranë për sulmet kibernetike

21 Shtator 2022 | 20:19

Një ekip i Aleancës së NATO-s ndodhet në Shqipëri për asistuar vendin tonë në nivel teknik dhe politik pas sulmeve kibernetike.

Zv.asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, James Appathurai takoi ministrin e mbrojtjes Niko Peleshi si dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme dhe shoqërisë së informacionit.

“Sigurisht ndihma ka ardhur nga NATO, ka ardhur në nivel teknik nga vende të ndryshme të NATO-s, por edhe në nivelin individual nga struktura të ndryshme. Unë dhe ekipi im kemi ardhur këtu për disa arsye të ndryshme, por fillimisht arsyeja kryesore është për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave qendrore të NATO-s në lidhje me sulmin kibernetik që ka ndodhur, për të parë nevojat afatgjata që i nevojiten Shqipërisë”, tha zyrtari i NATO-s.

Ministri Peleshi sqaroi se sulmet kishin qëllim shkatërrimit e platformave online të vendit, por që nuk arritën qëllimin. Ai garantoi se sistemet mbrojtëse të Shqipërisë nuk janë prekur nga ky sulm.

“Ky ekip vjen në vendin tonë për të dhënë asistencë në lidhje me çështjet kibernetike, njohje me situatën aktuale si dhe nevojat dhe mundësitë për adresimin e këtyre çështjeve në vazhdim”, u shpreh Peleshi.

Ekipi i NATOS pritet të zhvillojë edhe takime të tjera për institucionet e sigurisë në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se është përgjegjës për zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në...
16:18 | 04/07/2026

I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Erjon Llapushi, i dënuar për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku pas ngjarjes së ndodhur në tetor 2021 në një restorant në Labinot të Elbasanit, ka...
15:40 | 04/07/2026

Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit Niko Qarkaj, se klienti i...
15:14 | 04/07/2026