Ekonomi publike apo private? Çfarë preferojnë shqiptarët

2 Qershor 2022 | 22:15

Pjesa më e madhe e shqiptarëve (61.1%) mendojnë se në ekonomi pronësia duhet t’i takojë shtetit.

Barometri në Euronews Albania i pyeti shqiptarët lidhur me bindjet e tyre ideologjike dhe preferencat për shërbime apo ekonomi të dominuar nga shteti apo nga privati.

67% e shqiptarëve mendojnë se është qeveria ajo që duhet të garantojë të ardhura të barabarta për të gjithë individët. Njëkohësisht, thuajse 90% e shqiptarëve e shohin konkurrencën e lirë në çdo fushë si të dobishme.

Katër në pesë shqiptarë mendojnë se përgjegjësia për mirëqenien e individit është më shumë e qeverisë sesa e individit.

Sa i përket arsimit dhe shëndetësisë, më shumë se 90% e shqiptarëve mendojnë se ato duhet të jenë publike.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje mes datave 25 prill dhe 7 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025