Ekonomia nis me optimizëm, qytetarët dhe bizneset kanë pritshmëri të mirë për vitin

3 Shkurt 2026 | 17:46

Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin e ndjesisë ekonomike me përgjigjet e marra gjate muajit janar. Sondazhi tregon bizneset në të gjithë sektorët e ekonomisë kanë vlerësime më të mira për ecurinë e aktivitetit. Treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi një rritje prej 4.2 pikësh, duke qëndruar 10 pikë mbi mesataren historike.

Ky përmirësim u ndikua nga rritja e besimit të bizneseve në katër sektorët e ekonomisë: industri, ndërtim, shërbime dhe tregti.

Ndër sektorët me pritshmëritë më të mira mbeten shërbimet, me rritje 7.4 pikë përqindje këtë muaj  duke u ndikuar nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritshmëritë e aktorëve janë të larta përsa i përket  numrit të turistëve të huaj  që pritet të vizitojnë vendin gjatë këtij viti, ndërsa 2025 u mbyll me rreth 12 milionë turistë të huaj. 

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4.8 pikë përqindje në janar, nga përmirësimi në të tre komponentët përbërës: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial, për kontratat porositëse në total dhe nga eksportet. në ndërtim pritshmëritë mbeten gjithashtu optimiste dhe treguesi i ndjesisë u rrit me 3.1 pikë përqindje e ndikuar nga  vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe porositë aktuale. Sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në tregti gjithashtu presin ecuri më të mirë  të shitjeve dhe rritje të nivelit të punësimit në të ardhmen.

Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re politike...
12:40 | 24/07/2026

Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten

Gjatë mbledhjes së zgjeruar me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama u ndal te protesta e mbajtur për 55 ditë radhazi në Tiranë,...
12:31 | 24/07/2026

Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri, Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim të zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist dhe kabinetit qeveritar. Gjatë...
12:24 | 24/07/2026