Ekonomia ruse në tatëpjetë, ekspertët ngrenë alarmin: Situata është e rëndë
Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ekonomia e vendit është e qëndrueshme dhe e besueshme, pavarësisht sanksioneve, inflacionit dhe luhatjeve të monedhës vendase.
Por edhe pse treguesit ekonomikë mund të duket mirë, ekspertët flasin për probleme serioze nën sipërfaqe.
Sinkron Alexandra Prokopenko, Qendra për Studimet e Evropës Lindore:
“Ekonomia ruse është në limitet e saj, në limitet absolute të kapaciteteve. Dhe kjo mund të verifikohet nga faktorë si papunësia, që është në nivelet më të ulëta historike. Kjo do të thotë se askush nuk punon në vend. Dhe kur askush nuk punon do të thotë se kapacitetet e prodhimit kanë shkuar përtej limiteve të arsyeshme. Ndaj, ekonomia ruse po përpiqet të tejkalojë presionin me të cilin përballet pasi Vladimir Putin nisi pushtimin e Ukrainës”, tha Alexandra Prokopenko, nga Qendra për Studimet e Evropës Lindore.
Ekspertët janë gjithashtu të shqetësuar për parashikimet e inflacionit, që në mënyrë të paarsyeshme janë optimiste, si dhe për situatën e të ardhurave.
“Mendoj se do të bëhet më keq, sikurse mund të shihet nga balanca mes importeve dhe eksporteve. Së pari, po shohim se të ardhurat nga eksportet po bien ndjeshëm dhe të ardhurat nga shitja e naftës janë burimi kryesor i të ardhurave tona. Ato kanë rënë me 45 për qind dhe trendi duket se do vazhdojë”, deklaroi Ruslan Grinberg, Akademia Ruse e Shkencave:
Së fundmi, qeveria ruse përmirësoi parashikimin për rritjen ekonomike të vitit 2023 në 2.8%. Vitin e ardhshëm, GDP-ja pritet të rritet me 2.3%. Ndërsa kuota e papunësisë, sipas të dhënave zyrtare, ra gjatë verës në 3.1 për qind, një kuotë rekord në historinë e Rusisë moderne.
LEXONI GJITHASHTU:
Martohet “Vajza më e bukur në botë”, kurorëzon në Paris dashurinë me biznesmenin (FOTO)
Bukele i El Salvadorit kërkon kandidaturë për mandatin e tretë në parti pas ndryshimeve kushtetuese
Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)
- 18:20 Martohet “Vajza më e bukur në botë”, kurorëzon në Paris dashurinë me biznesmenin (FOTO)
- 18:10 Bukele i El Salvadorit kërkon kandidaturë për mandatin e tretë në parti pas ndryshimeve kushtetuese
- 18:05 Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)
- 17:59 Pse Péter Magyar ngurron të bashkëpunojë me BE-në në çështjen e Ukrainës
- 17:51 A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
- 17:47 Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale