Ekskluzive| 53-vjeçari me leje qëndrimi shqiptare në Gaza: Qeveria të më shpëtojë
Një qytetar i bllokuar në Rripin e Gazës, i pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri, i bën apel autoriteteve shqiptare për ndihmë dhe evakuim.
Në një prononcim ekskluziv për Euronews Albania, Nahedh Abdelwahed rrëfen situatën dramatike në të cilën ndodhet ai dhe familja e tij.
“Ne jemi në Gaza, në pjesën qendrore të saj. Është shumë e tmerrshme. Ne nuk mund të shohim veç vdekjes së njerëzve, goditjet ajrore dhe urinë që po i sjell vdekjen qytetarëve në Gaza. Në fakt, kam leje qëndrimi shqiptare dhe kisha ardhur të vizitoja familjen dy ditë para se të niste lufta. Unë ia kam kërkuar qeverisë shqiptare që të më mbrojë mua dhe familjen. Përsa i përket nenit 96 sipas ligjit, thuhet se personi që ka leje qëndrimi shqiptare ka të drejta sociale dhe ekonomike. I kam kërkuar ambasadës shqiptare në Kajro të më mbrojë, për më shumë se 5 herë e kam bërë këtë kërkesë, duke më refuzuar. Unë i kërkoj qeverisë shqiptare të më evakuojë mua dhe familjen nga Gaza.”-tha Nahedh Abdelwahed.
Nahedh Abdelwahed kërkon ndërhyrjen urgjente të autoriteteve shqiptare, duke theksuar se situata në Gaza është çdo ditë e më e rëndë dhe e pashpresë për civilët.
Banori tregon për gazetarin Thimi Samarxhiu dhe lejen shqiptare të qëndrimit gjatë emisionit.

Sekuestrohen 150 milionë euro! Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përplaset me motorin, plagoset lehtë drejtuesi i tij
- 15:45 Sekuestrohen 150 milionë euro! Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 15:43 Rudiger nënshkruan zgjatje 1-vjeçare të kontratës me Real Madridin: Nuk kam mbaruar këtu
- 15:35 Marrëveshja me SHBA-në, Hezbollahu: Irani, ikonë nderi. Na dha gjithçka dhe nuk mori asgjë në këmbim
- 15:27 Trump: Do t’i dërgoj Kongresit për shqyrtim marrëveshjen me Iranin
- 15:25 Paranoja e Putinit, frika nga spiunazhi përmes inteligjencës artificiale detyron Kremlinin të ashpërsojë masat e sigurisë
- 15:21 50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador