Ekskluzive| Detajet e organizimit të Conference League në Tiranë
Drejtori i marketingut të FSHF-së Gazmend Malo tregoi se janë ngritur grupe pune për organizimin e Conference League në Tiranë.
“Organizimi është i detajuar, i organizuar në disa nivele duke filluar që nga aeroporti e deri te zbukurimi i qytetit,” – u shpreh Malo për “Sot” në Euronews Albania.
Ai tha se çdo njeri që do të vijë do e kuptojë menjëherë se ndodhet në vendin e finales së madhe.
Rruga e Durrësit do të ketë karakteristika dhe orientimet e duhura për ekipet, ndërsa sheshi “Skënderbej” do të ketë organizimin më të veçantë ku një pjesë është mundësuar nga UEFA, një pjesë nga bashkia.
Malo tregoi se futbolli do të jetë tema e ditës dhe do të ketë organizime lojërash për fëmijë, të rritur dhe persona me aftësi ndryshe. I gjithë bulevardi do të jetë në ngjyrë jeshile.
Drejtori i marketingut të FSHF-së rrëfeu gjithashtu se trofeu i vërtetë do të jetë në shesh, por sigurisht i ruajtur me siguri maksimale. Njerëzit mund të bëjnë foto por nuk mund ta prekin.
“Do të ketë një darkë gala për protokollin zyrtar të ndeshjes që do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit,” – tha Malo.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë