Ekskluzive/ Flet gazetari i Rai-t pas atentatit: Vajza shpëtoi për fat (E PLOTË)

22 Tetor 2025 | 20:45

Për herë të parë, pas atentatit, për një media shqiptare ka folur gazetari investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci, ai foli për Now në Euronews Albania me moderatoren Erla Mëhillin.

Ranucci ka folur fillimisht për ngjarjen e asaj dite dhe ka dhënë një version të mesazhit që, sipas tij, autorët kanë dashur t’i japin.

“Ishte ora 10 e mbrëmjes të enjten kur shpërtheu ky eksploziv, që përmbante një kile lëndë shpërthyese dhe ishte bërë nga ekspert; ishte vënë në makinën time, ku shpërtheu makina ime dhe e vajzës sime. Ndodhi pasi vajza ime ishte kthyer në shtëpi; për fat, nuk i ndodhi asgjë. Por fuqia e tij mund të na kishte vrarë. Kjo është pak dyshimi im në këto momente, sepse nuk e kuptoj cili ka qenë qëllimi, arsyeja ose domethënia. Është vendosur në një pikë ku unë kaloj shpesh. Mesazhi që ndoshta ata duan të japin është se mund të qëllojnë ty në çdo moment. Qëllimi është të na trembin ne, por kjo është një mision i pamundur.”

21:08-A e kontaktuan zyrtarët shqiptarë pas atentatit?, Ranucci: Mora mesazhe nga…

Gazetari investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci në lidhje live në emisionin “Now” në Euronews Albania me moderatoren Erla Mëhillin ka zbuluar se kush i ka shkruar pas antentatit. Gazetari theksoi se ka marrë mesazhe dhe telefonata të shumta të cilat nuk ka mundur t’iu përgjigjet të gjithave.

Ai theksoi se kryeministrja italiane, Georgia Meloni e ka telefonuar dhe e falenderoi për solidaritetin. Ai shtoi se edhe kolegë nga Shqipëria i kanë shkruar dhe se ka shumë mesazhe për të parë se kush i ka shkruar.

“Unë kam pasur telefonin e mbushur me telefonata dhe mesazhe. Te gjithëve dua t’iu kërkoj falje që nuk iu jam përgjigjur. Kryeministrja me ka telefonuar në atë moment isha në prokurori dhe nuk i jam përgjigjur.

Nuk e dija se ishte ajo se nuk e kisha numrin e saj. Jam përgjigjur pak me vone dhe e falënderoj për solidarizimin. Tani do të shoh mesazhet që kam marr, kush më ka shkruar, kush ka ndarë solidaritet me mua. Kam marr disa mesazhe nga disa kolegë nga Shqipëria”, tha ai.

 21:15-Qëndrat në Gjadër/ Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga Sinaloa të lidhur me shqiptarë

Gazetari i Rai-t Sigfrido Ranucci ka folur këtë të mërkurë për Now me moderatore Erla Mëhillin në Euroneës Albania për atentatin që iu bë disa ditë më parë.

Ai ka folur dhe për kërcënimet që ka marrë për investigimin e qëndrave të emigrantëve në Gjadër.

“Ne kemi marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar që ka qenë në kartelin e Sinaloas që ishte i lidhur me shqiptar lidhur me këtë cështje dhe unë ja kam dërguar gjykatësve.”-tha Ranucci.

21:26-Altin Sinomati porositi atentatin? Ranucci përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë

Gazetari investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci në lidhje live në emisionin “Now” në Euronews Albania me moderatoren Erla Mëhillin është pyetur nëse shqiptari i ekstraduar nga Italia, Altin Sinomati është porositi i atentatin ndaj tij. Ranucci u shpreh se më parë ka marrë masa mbrojtjeje nga shteti pasi një narkotrafikant kishte urdhëruar bandat shqiptare që ta vrisnin.

Ai theksoi se nuk ka ndonjë kërcënim apo mesazh material nga mafia shqiptare teksa shtoi se nuk mund të bëjë lidhje hipotetike të rasteve të mëparshme me atentatin ndaj tij.

“Siç thashë ne nuk kemi elementet për të thëne se ky akt ka lindur  nga bandat kriminale shqiptare. Janë disa teme që i kemi prekur disa herë, duke folur për organizatat kriminale që lëvizin në Rome.

Unë për shembull kam marrë masa mbrojte se një zotëri nga burgu i Padovas , një narkotrafikant lidhur me Ndragheta kishte biseduar me disa vrasës shqiptarë duke iu kërkuar të më vrisnin mua.

Unë kam marrë masa mbrojtje nga shteti dhe unë nuk kam pasur mesazhe materiale nga ana e mafia shqiptare. Çdo lidhje do ishte shume hipotetike e bazuar ne asnjë fakt”, u shpreh ai.

21:36-Gazetari Rai-t: Vrasës shqiptarë donin të më eleminonin, ndaj mora mbrojtje

Gazetari i Rai-t, Sigfrido Ranucci, foli këtë të mërkurë në emisionin Now në Euronews Albania, me Erla Mëhillin, lidhur me dyshimet për atentatin që iu bë disa ditë më parë në Itali.

Ranucci tregoi se është kërcënuar nga një mafioz në Padova, i cili, sipas tij, kishte porositur vrasës shqiptarë për ta kërcënuar.

“Siç thashë, ne nuk kemi elementë që tregojnë se ky ka qenë një akt që ka lindur nga bota kriminale shqiptare. Ne kemi folur edhe për organizatat kriminale në Romë. Unë, për shembull, kam marrë masa mbrojtëse, sepse një i burgosur në Padova, i lidhur me ‘Ndrangheta-n, kishte biseduar me disa vrasës shqiptarë që të më vrisnin mua. Edhe kjo ishte arsyeja. Nuk kam pasur kërcënime nga mafia shqiptare,” – tha Ranucci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026