Ekskluzive| Flet motra e 36-vjeçares që u vra nga burri në Greqi: Qen i pabesë

23 Gusht 2025 | 09:16

Motra e Marjola Nakolecit, 36-vjeçares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti të premten në Greqi, ka dhënën një reagim ekskluziv për gazetarin Xhensil Shkëmbi në Euronews Albania, ku flet në lidhje me ngjarjen tragjike.

Jashtë kamerave, ajo rrëfen se Pandi Nakoleci, bashkëshorti i Marjolës dhe autori i krimit, herë pas here ushtronte dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij, por edhe ndaj fëmijëve.

Ajo shton se fëmijët kishin frikë të rrinin me babain e tyre, ndaj Marjola i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia për pak kohë që të qetësohej.

Sipas deklaratave të së motrës, analizat nga klinika psikiatrike dolën shumë mirë dhe nuk rezultoi që Pandi Nakoleci të kishte probleme mendore.

Në fund, në reagimin për Euronews Albania, ajo ka kërkuar që Pandi Nakoleci të kapet nga autoritetet dhe të marrë dënimin e merituar:

“Çfarë të them moj vëlla… ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës time në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Ai nuk ishte i sëmurë nga mendja, por donte dhe bënte ç’i vinte për mbarë. U bënte fëmijëve dhunë psikologjike. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi nga sjellja që kishte.

Prandaj motra ime u detyrua dhe i tha: ‘Ik pak kohë nga shtëpia që të qetësohesh.’
Motra ime e çoi edhe te psikiatri me policinë. Ata i thanë që ishte shumë mirë, nuk kishte asgjë. Ia bënë edhe analizat dhe çdo gjë doli në rregull. E mbajtën vetëm dy ditë dhe më pas ai u kthye në shtëpi. Sillej dy ditë mirë, pastaj fillonte prapë sherre me motrën time, pa asnjë arsye, e kapte edhe me fëmijët. Ajo, si nënë normale, i hidhte sytë nga fëmijët.

Unë dua që ai njeri i poshtër të kapet dhe të kalbet në burg,” deklaroi motra e viktimës ekskluzivisht për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026