Ekskluzive/ Flet nëna e Gjimshitit: U gëzuam shumë për çmimin, Berati është i fortë
Futbollisti Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares” për 2024.
Për shkak të pamundësisë për të qenë prezent, çmimi iu dorëzua nënës së tij, Sevime Gjimshiti, nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinho.
Në një prononcim ekskluziv për gazetarin e Euronews Albania, Drilon Xhepollari, menjëherë pas marrjes së këtij çmimi, Sevime Gjimshiti foli me emocione, duke thënë se kjo ishte një surprizë e bukur dhe se ndihej shumë e gëzuar.
“Faleminderit shumë, kam emocione sepse djali, Berat Gjimshiti, nuk ishte i pranishëm. Më jep shumë kënaqësi që i besuan këtë çmim të vlefshëm. Faleminderit Shqipërisë. Çdo ndeshje që luan ai, ne e shohim me shumë emocion dhe dëshirë, dhe duam që ta fitojë. I presim me padurim ndeshjet dhe i themi; “Berat, shpresojmë të fitosh, vetëm me fitore”.
“Jemi shumë të gëzuar për sukseset e tij me Atalantën, ai po ia del me forcë. Shkojmë shpesh dhe e takojmë, komunikojmë çdo ditë. Para dy ditësh na mori në telefon se burri kishte ditëlindjen, dhe na dha lajmin për aktivitetin Topi i Artë 2024 në Shqipëri, dhe u gëzuam shumë”, tha Sevime Gjimshiti.
Ajo theksoi se djali i saj është shumë i fortë dhe se suksesin e ka arritur falë këmbënguljes së tij.
Berati është i fortë, ai nuk ka nevojë për këshilla, ecën me kokën lart vetë.”
Ajo përfundoi duke na treguar çfarë i kishte thënë djalit të saj: “Berat, të lumtë që na ke bërë krenarë me emocione të mëdha, na ke gëzuar shumë”, ishin fjalët e Sevime Gjimshtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë