Ekskluzive/ Pamjet nga dhoma e sigurisë ku humbi jetën Ilvi Meta

5 Maj 2022 | 18:11

Euronews Albania ka siguruar pamjet e dhomës së sigurisë ku Ilvi Meta, i cili sipas hetimeve paraprake ka vrarë veten.

Pamjet janë siguruar nga emisioni ‘Sot’ në Euronews Albania.

31-vjeçari po mbahej në paraburgim me akuzën e vjedhjes dhe sipas policisë, i ka dhënë fund jetës duke përdorur lidhësen e kapuçit.

Nga hetimet e para, dyshohet se Meta ka përdorur hekurat në dhomën e sigurisë për të varur veten.

Avokatja e Popullit thotë se vendosja e hekurave horizontalë mbi lartësinë 60 cm nuk lejohet në bazë të rregullores.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Komisariatin e Kavajës.
Familjarët janë shprehur se Ilvi nuk është vetëvarur ashtu siç është deklaruar zyrtarisht, por është vrarë nga policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026