Ekskluzive! Shqipëri-Serbi, do organizojnë finalet e Euro 2027! Vendimi të martën…

3 Shkurt 2025 | 11:29

Shqipëria synon të mirëpresë finalet e Kampionatit Evropian 2027 për ekipet kombëtare U21.

Emisioni “Max Sport” mëson ekskluzivisht se në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që do të zhvillohet këtë të martë, pritet që FSHF të marrë dritën jeshile për të organizuar Euro 2027 së bashku me Serbinë.

Për shkak se vendi ynë nuk plotëson kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen për të pritur të gjitha ndeshjet e Europian U21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21.

Shqipëria dhe Serbia shfaqën kandidaturën për ta pritur këtë turne së bashku, ndërsa në lojë është edhe Belgjika dhe Turqia.

Organizimi i këtij eventi ka shkaktuar reagime të shumta sidomos në Kosovë, por FSHF mendon se futbolli bashkon njerëzit dhe kampionati do të ndikojë pozitivisht në rajon.

Në rast se Komiteti i UEFA-s vendos pro kandidaturës së Shqipërisë, në aspektin futbollistik organizimi i këtij turneu do të ishte diçka e jashtëzakonshme për vendin tonë.

Shqipëria do të ishte në qendër të vëmendjes futbollistike në “Kontinentin e Vjetër” për 1 muaj dhe do të vazhdojë të flitet për të.

Evropiani do të transmetohet në 212 shtete të botës dhe kjo do të ishte një reklamë fantastike për Shqipërinë.

Në vitet e fundit, FSHF ka organizuar disa kompeticione të rëndësishme, mbi të gjitha finalen e parë të UEFA Conference League, Roma – Feyenoord në 22 maj 2022.

Përveç të tjerash, organizimi i këtij turneu do të thotë më tepër përfitime në infrastrukturën sportive, pasi do të rikonstruktohen 4 stadiume ku do të zhvillohen ndeshjet e këtij evropiani, si dhe 8 fusha stërvitje, të cilat, në përfundim të kampionatit evropian, do t’u mbeten skuadrave dhe akademive në Shqipëri.

Gjithashtu, edhe përfitimet ekonomike do të jenë të mëdha, pasi hotelet, baret, restorantet do të kenë përfitime më të mëdha financiare gjatë ditëve të evropianit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026