Ekskluzive| Sulmi rus ndaj avionit të Von der Leyen, KE reagon për Euronews Albania
Ariana Podesta, zëvendësshefja e zëdhënësve të Komisionit Europian, ka reaguar për Euronews Albania në lidhje me sulmin që u krye ndaj avionit të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ditën e diel në Bullgari.
Për gazetaren e Euronews Albania, Alice Taylor, Podesta konfirmoi se ka pasur ndërhyrje në sistemin GPS gjatë fluturimit, por shtoi se avioni i Von der Leyen u ul në mënyrë të sigurt.
Sipas saj autoritetet bullgare dyshojnë se kjo ndërhyrje është kryer nga Rusia.
Podesta theksoi se kërcënimet dhe intimidimi janë një element i zakonshëm i veprimeve armiqësore të Rusisë dhe se ky incident forcon vendosmërinë e Bashkimit Evropian për të rritur kapacitetet e mbrojtjes dhe për të mbështetur Ukrainën.
“Kemi marrë informacion nga autoritetet bullgare se ata dyshojnë se kjo ndërhyrje e dukshme është kryer nga Rusia.
Jemi të vetëdijshëm që kërcënimet dhe intimidimi janë një komponent i rregullt i veprimeve armiqësore të Rusisë.
Ky incident do të forcojë edhe më tej angazhimin tonë të palëkundur për të rritur kapacitetet tona të mbrojtjes dhe mbështetjen për Ukrainën.
Ngjarja nënvizon urgjencën e vizitës aktuale të Presidentes në Shtetet Anëtare të vijës së frontit, ku ajo ka parë nga afër kërcënimet e përditshme nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj.
Bashkimi Evropian do të vazhdojë të investojë në mbrojtje dhe në gatishmërinë e Europës. Me respekt, Arianna”- thuhet në përgjigjen e dhënë nga Podesta për Euronews Albania.
Kujtojmë se avioni me të cilin udhtonte Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nga Varshava drejt Plovdivit në Bullgari, u detyrua të realizonte “ulje manuale” pasi sistemet ndihmëse satelitore për navigim nuk funksionuan.
Pilotët u detyruan të përdorin vetëm hartat e printuara në avion, pa asistencën e sistemit GPS.
Një zyrtar i aeroportit deklaroi se “GPS-i i të gjithë zonës së aeroportit u fik”.
“Pasi fluturoi përreth një orë, piloti mori vendimin për ta ulur aeroplanin manualisht duke përdorur harta analoge.”- deklaroi punonjësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 16:09 Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
- 16:04 Ekzekutohet vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador, vrasësit u maskuan si policë
- 16:01 Ushtria iraniane: Rreziku i luftës rajonale është rritur pas sulmeve amerikane
- 15:50 Begaj në Luginën e Preshevës, studentët serbë: Mediat e regjimit nuk e raportuan vizitën e presidentit shqiptar
- 15:49 Kremlini: Rusia do të monitorojë nga afër takimin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën
- 15:38 Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër