Ekspertët amerikanë trajnojnë strukturat shqiptare për mbrojtjen kibernetike

18 Maj 2026 | 11:52

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar, në Qendrën e Inovacionit për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Universiteti për Bashkëpunimin në Siguri të Mbrojtjes ka zhvilluar një trajnim për strukturat shqiptare të mbrojtjes kibernetike, me fokus forcimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve dixhitale dhe mbrojtjen e sistemeve kritike.

Sipas njoftimit të ambasadës, ish-ekspertë të Komandës Kibernetike të SHBA-së (USCYBERCOM) po punojnë së bashku me ALBCYBERCOM për identifikimin e sistemeve kritike dhe ndërtimin e operacioneve kibernetike më të qëndrueshme dhe efikase.

Ambasada amerikane thekson se ky bashkëpunim forcon angazhimin e përbashkët për sigurinë rajonale dhe dëshmon partneritetin e ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në përballimin e kërcënimeve moderne.

Universiteti për Bashkëpunimin në Siguri të Mbrojtjes (Defense Security Cooperation University – DSCU) është institucioni kryesor arsimor i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së për zhvillimin, trajnimin dhe certifikimin e forcave të angazhuara në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë.

Postimi i plotë Ambasadës Amerikane

“Në Qendrën e Inovacionit për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Universiteti për Bashkëpunimin në Siguri të Mbrojtjes bashkëpunoi me luftëtarët kibernetikë të Shqipërisë për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes kibernetike të orientuara drejt misionit. Ish-ekspertë të USCYBERCOM po punojnë me ALBCYBERCOM për të identifikuar sistemet kritike dhe për të ndërtuar operacione kibernetike të qëndrueshme. Ky bashkëpunim forcon angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë rajonale dhe demonstron partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në mbrojtje ndaj kërcënimeve moderne”, thuhet në postim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026