Ekspertët dorëzojnë në qeveri studimin e fizibilitetit në mbrojtje të Vjosës

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ekipi i ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, që punojnë për krijimin e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, ka dorëzuar te autoritetet vendase studimin e fizibilitetit në mbrojtje të Vjosës

Dorëzimi i këtij studimi hedh një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së Lumit Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Në këtë dokument parashtrohet propozimi teknik për mbrojtjen e përhershme të Lumit Vjosa dhe degëve të tij me rrjedhje të lirë, sipas standardeve të nivelit të Kategorisë II të IUCN-së. Pas prezantimit të tij po vijohet, për një periudhë njëmujore, me konsultime me publikun, ndërkohë që Faza I e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa pritet të shpallet në pranverën e vitit 2023.

- Advertisement -

Studimi i fizibilitetit është rezultat i gjashtë muajve punë intensive në terren dhe analizave të thelluara që ka bërë një ekip prej më shumë se 30 ekspertësh në fusha të ndryshme, të tilla si: eko-turizmi, gjeomorfologjia, ekologjia, planifikimi dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura, financimi i qëndrueshëm i parqeve kombëtare, legjislacioni dhe vlerësimi i ndikimit në shoqëri dhe mjedis. Në studim janë përfshirë gjithashtu konsultimi me grupet e interesit, si dhe komunikimi me publikun. Ekipi iekspertëve të angazhuar përbëhet nga koordinatorë vendas dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të IUCN-së, të kompanisë amerikane Patagonia, si dhe të OJQ-së EcoAlbania.

Dokumenti fokusohet në mbrojtjen afatgjatë të ekosistemit dhe biodiversitetit të basenit të Vjosës nëpërmjet analizave, rekomandimeve dhe propozimeve të modeleve për të mundësuar menaxhimin mjedisor, si dhe zhvillimin e “turizmit të gjelbër” dhe formave të zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në territoret përgjatë Vjosës dhe degëve të saj.

Ekspertët kanë dokumentuar një propozim teknik për shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, i cili do të zbatohet në dy faza. Në Fazën I do të përfshihen kanali aktiv i lumit, si dhe disa terrene dhe bimësi lumore brenda kanalit aktiv, të rrezikuara nga përmbytjet ose erozioni, që shtrihen në një gjatësi të përgjithshme prej mbi 400 km. Në Fazën II do të shtohen territoret që përmbyten çdo 30 deri në 50 vjet, si dhe disa toka private, pas konsultimit me palët e përfshira.

Në këtë propozim prezantohet krijimi i një koncepti për strukturën e menaxhimit të Parkut, me qëllim që të shërbejë si model edhe për parqet e tjera kombëtare në Shqipëri dhe krijimin e një modeli të ri të mbrojtjes së lumenjve në nivel global. Në këtë propozim përfshihet përcaktimi i kufijve për Fazën I të shpalljes së Parkut Kombëtar dhe vizioni për zgjerimin e tij në Fazën II.

Si hap tjetër, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, do të kryejë një seri konsultimesh me publikun në të 12 bashkitë ku shtrihen Vjosa dhe degët e saj me rrjedhje të lirë, përfshirë Vlorën, Tepelenën dhe Gjirokastrën. Për studimin mbështetës dhe propozimin për Fazën I të shpalljes së Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa do të zhvillohen konsultime paralelisht me ministritë dhe agjencitë që kryejnë veprimtari lidhur me këtë fushë. Pas këtyre konsultimeve zyrtare, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të paraqesë në Këshillin e Ministrave një propozim të detajuar për Fazën I për miratim përfundimtar. Propozimi i Fazës I të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, sipas standardit të nivelit të Kategorisë II të IUCN-së, pritet të shpallet në pranverën e vitit 2023.

 











LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Nis procesi i votimit në Kukës, 46 mijë qytetarë do të zgjedhin kryebashkiakun

Rreth 46 mijë qytetarë të Bashkisë së Kukësit kanë nisur t’i drejtohen kutive të votimit ditën e sotme për të zgjedhur drejtuesin e ri...

Vrasja e policit, Osmani ndërpret vizitën në SHBA: Sulm i organizuar nga Serbia

Vrasja e policit në Veri, Osmani ndërpret vizitën në SHBA: Sulm i organizuar nga Serbia Presidentja Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën zyrtare në Nju Jork...

Sulmohet polica në Veri të Kosovës, vritet një efektiv, plagoset një tjetër

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, me inicialet A.B, është vrarë dhe një tjetër është plagosur në orët e para të së dielës në...





TË FUNDIT

Nis procesi i votimit në Kukës, 46 mijë qytetarë do të zgjedhin kryebashkiakun

Rreth 46 mijë qytetarë të Bashkisë së Kukësit kanë nisur t’i drejtohen kutive të votimit ditën e sotme për të zgjedhur drejtuesin e ri...

Vrasja e policit, Osmani ndërpret vizitën në SHBA: Sulm i organizuar nga Serbia

Vrasja e policit në Veri, Osmani ndërpret vizitën në SHBA: Sulm i organizuar nga Serbia Presidentja Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën zyrtare në Nju Jork...

Sulmohet polica në Veri të Kosovës, vritet një efektiv, plagoset një tjetër

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, me inicialet A.B, është vrarë dhe një tjetër është plagosur në orët e para të së dielës në...

Kreu i Emergjencave Civile: Zjarri në fabrikën e bojrave është vënë nën kontroll

Kreu i Emergjincave Civile, Haki Çako, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se zjarri i rënë në fabrikën e bojrave në Maminas është...

Zjarri në fabrikën e bojrave| Situatë kritike, evakuohen banorët, anulohet dasma

Që prej orës 10:30 të mbrëmjes së të shtunës zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët që ka përfshirë një fabrikë bojërash në zonën e Maminasit...











Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×