Ekspertët paralajmërojnë: Sëmundjet e veshkave po shndërrohen në epidemi globale

12 Mars 2026 | 18:32

Stili i jetesës dhe sëmundjet kronike, si diabeti dhe hipertensioni, po kontribuojnë në rritjen e rasteve me probleme të veshkave. 850 milion njerëz në mbarë botën vuajnë nga këto probleme ndërsa 1 në 10 ka një dëmtim të funksionit të veshkave.

Ekspertët e cilësojnë këtë situatë si një epidemi. Mjekët nefrologë thonë se as Shqipëria nuk përjashtohet nga ky trend dhe japin alarmin për rritjen e rasteve tek moshat e reja, kryesisht për shkak të faktorëve të lidhur me stilin e jetesës.

“Sëmundjet e veshkave konsiderohen si vrasës të heshtur, duke bërë që shumë pacientë të mos i kapin ato në faza të hershme dhe të përfundojnë në dializë apo transplant”, thotë Matilda Imeraj, Nefrologe, QSUT.

Raportet tregojnë se sëmundjet e veshkave kanë përparuar me shpejtësi. Sipas të dhënave globale, në vitin 1990 këto sëmundje renditeshin në vendin e 19 për sa i përket vdekshmërisë, ndërsa deri në vitin 2040 pritet të ngjiten në vendin e 5.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026