Ekspertët paralajmërojnë: Shifrat reale të dhunës ndaj grave në Shqipëri mund të jenë më të larta

12 Mars 2026 | 17:51

Dhuna fizike dhe seksuale ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri vazhdon të jetë një problem shqetësues.

Sipas raportimeve të fundit nga OBSH, 1 në 5 gra në vend ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale nga partneri gjatë jetës së saj.

Edhe në nivel europian situata është e alarmante. Raportet e ekspertëve të shëndetësisë botërore tregojnë se të paktën 26% e grave të moshës 15–49 vjeç kanë përjetuar dhunë nga partneri intim ose dhunë seksuale gjatë jetës.

Ekspertët theksojnë se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta, pasi shumë raste nuk denoncohen për shkak të frikës, presionit social apo varësisë ekonomike.

Pasojat janë të shumfishta dhe shpesh serioze. Gratë dhe vajzat që përballen me dhunë vuajnë nga probleme shëndetësore, përfshirë dëmtime fizike, probleme seksuale dhe riprodhuese, si dhe pasoja psikologjike afatgjata.

Duke e konsideruar situatën si një krizë të shëndetit publik, OBSH ka ndërmarrë një nismë të re që synon të forcojë rolin e sistemit shëndetësor në parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave deri në vitin 2030.

Kjo nismë parashikon rritjen e investimeve në shërbimet shëndetësore për viktimat, trajnimin e punonjësve të shëndetësisë dhe përfshirjen e sektorit të shëndetësisë në politikat ndërsektoriale kundër dhunës me bazë gjinore.

Specialistët theksojnë se mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë shpesh janë profesionistët e parë që takojnë viktimat, ndaj sistemi shëndetësor luan një rol kyç në identifikimin e rasteve dhe në ofrimin e ndihmës së menjëhershme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026