Eksperti: 6 gra serbe po mbahen peng në Serbi, familjarët kanë humbur kontaktet

23 Dhjetor 2022 | 07:29

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi deklaroi se 6 gra serbe janë rrëmbyer në veri të Mitrovicës dhe dyshohet se po mbahen peng në vende të caktuara në territorin e Serbisë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Elezi u shpreh se bashkëshortët e grave të rrëmbyera nuk kanë pranuar të jenë pjesë e grupeve kriminale serbe.

“Ne gjithomonë i referohemi informacioneve që i sigurojmë nga burime të caktuara. Pse i quajmë rrëmbime? Për faktin se në bazë të këtyre informacioneve, janë pikërisht bashkëshortët e tyre të cilët nuk kanë pranuar që të veprojnë në grupe kriminale, të cilat në vazhdimësi po kanosin qytetarët dhe kanë ushtruar dhunë, shkëmbim zjarri ndaj EULEX-it, Policisë së Kosovës.

Ka pasur mundësi komunikimi nga burime tona me njerëz të caktuar, por nëse janë të njëjtët që kanë dhënë informacion në Policinë e Kosovës, këtë nuk mund ta them. Deri më tani nuk janë kthyer dhe dyshohet që mbahen në vende të caktuara në territorin e Serbisë”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026