Eksperti Bregu: Pedofilët i zhvasin vajzat përmes shantazheve seksuale online
Eksperti Elvis Bregu është shprehur se përmes shantazheve seksuale online, pedofilë të caktuar arrijnë deri në zhvatjen financiare të vajzave.
Komentet Bregu i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se me zhvillimin e teknologjisë, ka shtim të këtyre rasteve jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë.
Ai tha gjithashtu se në SHBA, nga të dhënat e viteve 2022-2023, bëhet fjalë për 12-13 mijë raste të ngacmimeve seksuale online të denoncuara dhe të ndjekura penalisht.
“Kjo është një betejë shumë e ashpër që po zhvillohet në platformat dixhitale, por në internet në përgjithësi. Po shikoja të dhënat në SHBA që ka FBI për 2 vitet e fundit 2022 dhe 2023 flasin për 12-13 mijë raste të denoncuara dhe të ndjekura penalisht.
Janë shumë kur mendojmë që janë vetëm raste që janë çuar në hetime, ndërkohë që raste të shantazhimeve apo zhvatjeve, qoftë edhe financiare online, duke i kërcënuar ose shantazhuar, kanë nisur këtu e 6-7 vite më parë, nuk është se po fillojnë tani.
Ne jemi një vend që teknologjinë e kemi përfaqësuar shumë mirë dhe shpejtë. Ne kemi nga rrjetet më të mira dhe telefonat më të mirë dhe njerëzit e kanë shumë të thjeshtë të krijojnë rrjete sociale dhe të bëjnë këto gjëra”, tha Bregu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit