Eksperti dyshon se procesi i testit të drogës te policët mund të jetë ndërprerë
Eksperti i sigurisë, Fation Softa dyshon se procesi i testit të drogës te punonjësit e policisë mund të jetë ndërprerë, pasi nuk ka më informacione.
Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Softa u shpreh se ky proces mund të ketë ndaluar për shkak se numri i policëve që janë përdorues të drogës ka rezultuar i lartë.
Sipas tij, kjo mund të ndikojë negativisht në perceptimin e publikut për strukturat e policisë.
“Fakti që ndaloi ky lloj informacioni që publiku nuk e ka, as media dhe ne që jemi të interesuar tregon që ky proces ka ndaluar. Ndoshta kjo përqindje është e ndjeshme dhe mund të ndikojë negativisht në perceptimin e publikut te strukturat e policisë. Nëse unë them se sa policë pinë drogë apo e shpërndajnë drogën, bie besimi”, tha ai.
Softa shtoi se kjo iniciativë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano duhet të shkojë deri në fund, pasi testimi ka zbuluar se një numër jo i pakët nga rradhët e uniformave blu konsumojnë drogë.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare