Eksperti i ekonomisë: Pagat në Kosovë si në Afrikë, çmimet si në Europë
Eksperti i ekonomisë Musa Limani tha se në Kosovë pagat janë si në Afrikë ndërkohë që çmimet e produkteve të konsumit si në Europë.
Sipas tij ndryshimi i çmimeve ndikon drejtpërdrejt te xhepi i konsumatorëve dhe me nivelin e pagave nuk mund të përballohet jetesa.
“Gjithë kësaj i shtojmë dhe papunësinë e madhe, pra kemi normën më të lartë të papunësisë në rajon dhe në Evropë,” – deklaroi eksperti nga Kosova.
Limani shtoi se shpenzimet e konsumit si në botë ashtu dhe në Kosovë marrin dy të tretat e mjeteve buxhetore.
Ndërkohë në lidhje të drejtpërdrejtë ishte dhe eksperti i ekonomisë nga RMV-ja Nasir Selimi i cili deklaroi se masat që merren për rritjen e çmimeve kanë më shumë efekt elektoral.
Zaev ka dalë publikisht dhe u zotua se situata do të marrë zgjidhje nga qeveria e tij, por duke qenë se po afrojnë zgjedhjet lokale, Selimi e cilësoi deklaratën e tij si premtim elektoral që duhet konsideruar me rezerva.
30% e shportës së konsumit në Maqedoninë e Veriut i takon ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike, që siç sqaroi dhe eksperti sjell një gjendje jo të volitshme të konsumatorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zaev ul TVSH e energjisë për të mbrojtur qytetarët në RMV nga rritja e çmimit
- Qeveria premton paketë mbështetëse për mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e çmimeve
- Rritja e çmimeve, të moshuarit në Korçë me sytë nga fëmijët për të përballuar jetesën
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar