Eksperti i ekonomisë: Rama po shtron rrugën për rritjen e çmimit të energjisë, asnjë masë zbutëse
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Mateo Spaho u shpreh për Euronews Albania se kryeministri Rama me deklaratën e tij për situatën energjetike, paralajmëroi rritje të çmimeve në mënyrë indirekte.
“Problemi i kësaj deklarate, jo vetëm paralajmëron rritje të çmimeve në mënyrë indirekte sepse në fakt ky është një shtrim i rrugës për rritjen e çmimeve. Më e rëndë është që nuk paralajmëron një masë zbutëse. Nuk thotë që qeveria do të jetë në krah të njerëzve në nevojë apo bizneseve prodhuese”, u shpreh z. Spaho.
Eksperti i ekonomisë shtoi se kriza energjetike është afatshkurtër, pasi në periudhën e vjeshtës nisin edhe shirat.
Ai shtoi se se shteti shqiptar i ka të gjitha instrumentet buxhetore, për t’i bërë ballë rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar