Eksperti i sigurisë zbulon prapaskenat: Kurti nuk i hapi telefonin Ramës

14 Qershor 2023 | 10:36

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, është shprehur se ditën e djeshme para se kryeministri Edi Rama të dilte në konferencë për shtyp, ka tentuar që të flasë me homologun e tij Albin Kurti, por ky i fundit nuk ia ka hapur telefonin.

I ftuar në Euronews Albania, Shala theksoi se më pas Rama ka komunikuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në mënyrë që të bindte Kurtin që të tërhiqej nga qëndrimet e tij.

“Kurti nuk i ka hapur telefonin Ramës. Më pas është komunikuar përmes presidentes Osmani e cila është në Bruksel. Pra është tentuar të bëhet një komunikim mes dy qeverive. Ishte një telefonatë para se Rama të dilte në konferencë. Është bërë një telefonatë në mënyrë që Kurti të tërhiqet nga qëndrimet e tij. Mbi këto pesë pika nuk do të ketë takim në Bruksel mes përfaqësueve të serbëve, BE dhe Kosovës. Pra do të kemi anulim”- tha Shala.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026