Eksperti: Irani me Rusinë së bashku kundër Shqipërisë, qëllimi i tyre
Eksperti i IT, Ledion Krisafi është shprehur se Irani me Rusinë janë kundër Shqipërisë.
I ftuar në emisionin “Sot” në Euronews Albania është shprehur se dështimi i Iranit për të bërë sulm terrorist në MEK, çoi në sulmin kibernetik të sistemeve.
“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Iranin janë përkeqësuar dhe Shqipëria ishte e papërgatitur për këtë. MEK ka qenë i inflirtuar në një masë shumë të madhe nga Irani. Dështimi i sulmeve terroriste, u kthye në sulm kibernetik. Irani është shndërruar në një aleat shumë të ngushtë për Rusinë.”- tha ai.
Ai tha se qëllimi i Rusisë është të krijojë destabilitet në Ballkan.
“Mundësia e sulmeve kibernetike është e jashtëzakonshme për të krijuar pasiguri dhe kaos në një vend të NATO-së. Qëllimi i Rusisë në Ballkan është krijimi i destabilitetit.”- u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht