Eksperti Muço: Heqja e TVSH për produktet e shportës sjell ulje çmimesh
“Heqja e TVSH-së për produktet e shportës bazë për 3 muaj do ishte ideale”. Kështu deklaroi eksperti i ekonomisë, Klodian Muço në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Ai tha se automatikisht kjo do të sillte një ulje të çmimeve të shportës dhe tregtarët nuk do të kishin mundësi për abuzime.
“Heqja e TVSH do të ishte një zgjidhje ideale në këto momente. Për arsye të rritjes së çmimeve, mund të thonë që si qeveri kam vendosur që për produktet e shportës bazë të heqë TVSH-ja. Automatikisht sipërmarrësit janë të detyruar të heqin me 20% vlerën e çmimeve. Tregtarët për një periudhë 3 mujore do e kishin të pamundur që të abuzonin”, u shpreh eksperti.
Ai shtoi se vetëm nga rritja e çmimeve, nga periudha e janarit, pati 18 mld lekë më tepër si pasojë e të ardhurave fiskale.
Z. Muço i quajti jo-efikase bordet e ngritura nga qeveria për kontrollin e çmimeve të produkteve.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 14:30 Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia
- 14:26 Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia
- 14:25 Parisi ndalon konsumin dhe shitjen e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje
- 14:23 Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
- 14:21 “Fake news” pushtojnë Kupën e Botës: Më shumë lajme, foto dhe video të rreme se kurrë më parë
- 14:19 Lavrov kundërshton Rubion: Putini dhe Trumpi arritën një mirëkuptim në Alaska për paqen në Ukrainë