Eksperti IT, Gent Progni, u shpreh se pas sulmeve kibernetike në vendin tonë fshihen tre shtete.
Për emisionin “Sot” në Euronews Albania, Progni tha se të përfshirë në këtë sulm janë Rusia dhe Irani, ndërsa tha se ka dyshime dhe për Serbinë.
“Kemi tre shtete të përfshira deri tani. Edhe me sulmin që po ndodh në Maqedoni dhe Kosovë janë tre shtete. Presim një raport që të bëhen me dije emrat e shteteve. Ne po punojmë për të zbuluar se kush fshihet nga ky sulm. Në këtë sulm janë të përfshirë një shtet ballkanik, Rusia dhe Irani. Se them dot pa mbledhur shumë informacion. Dyshimet na çojnë te një shtet. “- u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rrezikohet siguria kombëtare, eksperti: Hakerët kanë aftësinë të futen kudo
- Prokuroria nis hetimet për sulmin në TIMS: Ndihmë juridike nga disa shtete