Eksperti: Rreth 400 mijë hektarë pyje më pak, shkak keqmenaxhimi
“Djegia e pyjeve vjen si pasojë e keq-menaxhimit”. Kështu deklaroi për emisionin ‘Mirëmëngjes’ në Euronews Albania ekspert i çështjeve mjedisore Abdulla Diku.
Eksperti tha se në krahasim me vitin 1938, në Shqipëri ka rreth 400 mijë hektarë pyje më pak.
“Në vitin 1938 krahasuar me para pak vitesh ne kemi rreth 400 mijë hektarë pyje më pak. Kemi edhe pyje më të dobëta edhe nga ana e cilësisë. Jemi vendi më i varfër me pyje në Europë”, u shpreh z. Diku.
Ai nënvizoi se drejtoritë e pyjeve janë në varësi të bashkive dhe nuk janë institucione të centralizuar.
“Në vend që të jetë një institucioni i centralizuar, ne ua kemi dhënë bashkive, të cilat përveç 3 katër bashki që kanë buxhet, bashkitë e tjera me më pak buxhet nuk kanë çfarë të bëjnë asgjë për pyjet”, tha ai.
Sipas tij nuk ka struktura profesioniste në vend dhe nuk ka specialistë që duhet të jenë përgjegjës për një zonë të caktuar.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 14:30 Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia
- 14:26 Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia
- 14:25 Parisi ndalon konsumin dhe shitjen e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje
- 14:23 Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
- 14:21 “Fake news” pushtojnë Kupën e Botës: Më shumë lajme, foto dhe video të rreme se kurrë më parë
- 14:19 Lavrov kundërshton Rubion: Putini dhe Trumpi arritën një mirëkuptim në Alaska për paqen në Ukrainë