Eksperti rrugor bën thirrje për korsi të dedikuara për urbanët
Eksperti rrugor Artur Sulçe bëri thirrje për krijimin e korsive të dedikuara për transportin publik.
Nisur dhe nga aksidentet e shpeshta të urbanëve kohët e fundit, Sulçe tha se ky është problemi i parë teknik që duhet të zgjidhet në këtë sektor.
“Në këndvështrimin tim, aksidentet që kanë ardhur prej autobusit ndoshta kanë ardhur prej trafikut të rënduar dhe prerjeve të rrugëve nga pengesa rrugore që s’duhet të jenë në rrugë,” – u shpreh eksperti.
Ai shtoi se për sa kohë nuk zgjidhet kjo pjesë do të ketë probleme me menaxhimin e trafikut. Konkretisht makinat parkohen keq në afërsi të stacioneve të autobusëve dhe krijohet vështirësi në qarkullim.
“Elementi tjetër është se duhet forcuar kontrolli teknik shumë më tepër,” – tha Sulçe ndërsa theksoi se që nga momenti që Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka nisur punën ka filluar të ndihet dhe ndryshimi.
Nëse këto pika realizohen, sipas ekspertit organizimi do të jetë më i mirë, njerëzit do të marrin më shumë transportin publik dhe me mjete të reja dhe ekologjike ndotja në qytet do të zvogëlohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge